BALLKAN, 12 Prill 2023, 17:38

U sulmua nga tre persona, ja çfarë deklaroi gazetari dhe analisti i njohur në Kosovë pak minuta para ngjarjes

U sulmua nga tre persona, ja çfarë deklaroi gazetari dhe analisti i

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar ditën e djeshme nga tre persona. Mësohet se para se të sulmohej fizikisht analisti Valon Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurimin e një makine "Mercedes" për një hoxhë në Prizren, ku ka kritikuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, shkruan nacionale.com.

Gazetari ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bëjnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera Syla ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një i apasionuar pas makinave... blen makina superluksoze për vajzën e tij, për djemtë e tij, madje ju hap firma për të shitur automjete, dhe tani në muajin e shenjtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet për modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistët me terapi si 'Vali Corleone'...” – ka shkruar Syla, duke publikuar edhe dy video të tjera ku kritikon ashpër kryetarin e Bashkësisë Islame.