BALLKAN, 13 Prill 2023, 09:28

VIDEO/ Momenti kur sulmohet gazetari Valon Syla, e godasin me grushte

VIDEO/ Momenti kur sulmohet gazetari Valon Syla, e godasin me grushte

Pamjet që shihni tregojnë sulmin ndaj gazetarit kosovar Valon Syla.

Kamerat e sigurisë së një lokali kanë kapur momentin kur jashtë barit tre persona sulmojnë gazetarin. Express ka publikuar pamjet, ndërsa shihet se pasi e godasin me grushte, tre agresorët largohen.

Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali. Syla u sulmua dy netë më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK.

Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.

Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se tre autorët janë vënë në pranga.