TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eva Kaili, një nga të dyshuarit kryesorë në një hetim për korrupsionin e parave për ndikim në Parlamentin Evropian, kaloi nga burgu në arrest shtëpiak në pritje të një gjyqi, njoftuan autoritetet belge të mërkurën.
“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”.
Kështu deklaroi ish-eurodeputetja Kaili sapo la qelinë, ndërsa iu drejtua banesës së saj. Duke buzëqeshur, Kaili nuk e fshehu entuziazmin e saj për lirimin, ndërsa do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ nën mbikëqyrjen e një byzylyku.
Eurodeputetja greke u largua nga burgu i Harenit, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e së Premtes së Madhe, e shoqëruar nga dy makina. Ajo mbërriti në shtëpinë e saj e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati, Michalis Dimitrakopoulos.

Hetimi i korrupsionit në Parlamentin Evropian futi në kurth politikanen e famshme greke, e cila ishte arrestuar që nga dhjetori.
I ashtuquajturi hetim i Qatargate futi gjithashtu në grackë partnerin e Kailit, Francesco Giorgi, dhe disa ligjvënës të tjerë aktualë dhe ish-ligjvënës të BE-së, duke përfshirë ish-ligjvënësin italian të BE-së Pier Antonio Panzeri, drejtuesi i dyshuar i një rrjeti ryshfeti që arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë me hetuesit belgë në janar.
