BALLKAN, 12 Prill 2023, 15:02

Protestë në veri të Kosovës pas plagosjes së një serbi, kërkohet largimi i Policisë 

 

Protestë në veri të Kosovës pas plagosjes së një

Disa qytetarë serbë kanë filluar të protestojnë afër urës së Bistricës pas plagosjes së një qytetari, raporton portali serb “Kossev”.

Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.

Ata po kërkojnë largimin e Policisë nga Veriu.

Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”.

Protestë në veri të Kosovës pas plagosjes së një

Protestë në veri të Kosovës pas plagosjes së një