TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbia nuk i ka shitur kurrë armë apo municione Ukrainës apo Rusisë, ka këmbëngulur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas një raporti sekret të Pentagonit që thoshte se Serbia ishte zotuar të dërgonte armë në Kiev ose dhe mund t’i kishte dërguar ato tashmë.
Vuçiç, i cili drejton një nga vendet më pro-ruse në Evropë , u tha gazetarëve se Serbia nuk ka eksportuar armë në Ukrainë dhe nuk do e bëjë këtë.
Ai shtoi se po ashtu “nuk ka dhe nuk do të eksportojë” armë apo municione as në Rusi , duke shtuar: “Nuk ka asnjë dokument që mund ta vërtetojë këtë”.
Vuçiç tha se ishte “mjaft i sigurt” se municionet serbe do të shfaqeshin “në njërën anë apo tjetrën në fushën e betejës” në Ukrainë, pasi të ishin eksportuar në Turqi, Spanjë dhe Republikën Çeke më herët.