TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lirohet nga burgu ish-eurodeputetja greke, e akuzuar për Qatar-Gate, Eva Kaili. Avokati belg Sven Maryka konfirmuar vendimin e autoriteteve belge për lirimin me byzylyk elektronik pas 4 muajsh në burgun Haren të Belgjikës.
44-vjeçarja akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, legalizim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme pas zbulimit të shumave të mëdha të paguara nga Maroku dhe Katari për influencimin e vendimeve dhe politikave europiane në favor të dy vendeve.
Para Eva Kailit u liruan me të njëjtën procedurë dhe koka e organizatës, ish-eurodeputeti socialist italian Pier Antonio Panzeri dhe ndihmësi belg Marc Tarambela.