TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Punëvee të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një ditë pas sulmit fizik të gazetarit Valon Syla, policia ka arritur t’i identifikojë sulmuesit.
Lajmin e ka bërë të ditur Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, tha ai.
Më tej theksoi se sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm.
“Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme”, u shpreh ministri.
Në fund Sveçla tha se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacenueshme dhe të padiskutueshme.
Gazetari Syla ishte sulmuar edhe në dhjetor të 2020.
Një bashkardhetar që jeton dhe vepron në perëndim, e kishte ndalur në rrugë duke e goditur në fytyrë, por pa lëndime.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla ishte ndërlidhur me shkrimet e tij lidhur me mërgatën.
Ndërkaq, sipas raportit për të drejtat e njeriut të Human Rights Watch për vitin 2022, në Kosovë u regjistruan 22 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë.
Në shumicën e rasteve gazetarët janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale.