BALLKAN, 27 Qershor 2023, 15:19

Me dokumente të falsifikuara mori mbi 70 mijë euro kredi, dështon plani i shqiptarit, vihet në pranga

Me dokumente të falsifikuara mori mbi 70 mijë euro kredi, dështon

Një i ri është arrestuar nga policia e Kosovës pasi dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka marrë një shumë majme kredie. Sipas njoftimit, ai ka aplikuar për më shumë se 70 mijë euro kredi në një bankë me dokumente të falsifikuara.

“Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë procedurave të kredi-marrjes ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara“, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71 mijë e 250 euro.