TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet e ditur se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Burimet shpjegojnë se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.
Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.