TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu është bashkuar reagimeve për lirimin e tre efektivëve që ishin arrestuar nga forcat serbë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Haradinaj shtoi se presidenti serb dhe kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ikin përgjegjësive të tyre, të cilat pasuan me rrëmbimin e tre efektivëve.
“Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, shkruan ai.
Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk duhet kurrsesi të paguajë çmimin e veprimeve të papërgjegjshme, të kryera nga qeveria e Albin Kurtit. “Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë”, shtoi ai.
Për lirimin e tre efektivëve, Haradinaj falënderoi publikisht angazhimin e treguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta”, shtoi Kurti.