BALLKAN, 26 Qershor 2023, 11:20

Serbia liroi tre policët, reagon Kurti: Beogradi duhet të mbajë përgjegjësi

Serbia liroi tre policët, reagon Kurti: Beogradi duhet të mbajë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të policisë nga paraburgimi në Serbi.

Ai thotë se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, akt për të cilin Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

Shefi i qeverisë së Kosovës, në daljet e tij publike ka theksuar se lirmi i efektivëve është hapi i parë për t’u ulur në tryezën e dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropain.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.