BALLKAN, 25 Qershor 2023, 21:49

Dy vëllezër vriten në Gjakovë, policia jep detaje

Dy vëllezër vriten në Gjakovë, policia jep detaje

Dy vëllezër dyshohet se janë vrarë me armë zjarri të dielën në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar nga mjekët.

“Dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër – njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.

Raportohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme.