BALLKAN, 26 Qershor 2023, 14:07

U rrëmbyen nga Serbia, tre policët mbërrijnë në Kosovë

U rrëmbyen nga Serbia, tre policët mbërrijnë në

Kanë arritur në pikën kufitare në Merdare, tre policët e rrëmbyer nga Serbia.

Ata janë liruar sot nga Gjykata e Kralevës. Tre policët po përcillen nga automjetet e Policisë së Kosovës.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Asnjë nga institucionet nuk ka dalë që t’i presin policët e rrëmbyer, përveç zëdhënësit të PK-së, Baki Kelani.