TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me granatë në ndërtesën e komunës në Mitrovicë.
Kurti shprehet se fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, megjithatë i bën thirje Serbisë të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë para se të kemi humbje jete.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta.
Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti.