BALLKAN, 26 Qershor 2023, 11:13

U liruan nga paraburgimi, publikohet fotoja e parë e tre policëve kosovarë

U liruan nga paraburgimi, publikohet fotoja e parë e tre policëve

Serbia liroi sot tre policët kosovarë, të rrëmbyer 12 ditë më parë. Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar fotografi me tre policët menjëherë pas lirimit të tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Ndërkombëtarët i kanë bërë presion të vazhdueshëm presidentit Vuçiç, për lirimin e tyre sa më parë edhe pa kushte.