BALLKAN, 26 Qershor 2023, 10:30

Hoxhaj “shuplakë” Albin Kurtit: E përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë

Hoxhaj “shuplakë” Albin Kurtit: E përmbysi partneritetin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe deklaron se politika e gabuar e tij ka përmbysur partneritetin me SHBA-të, BE-në Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

“Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane”, shkroi Hoxhaj në një postim në facebook.

Opozita në Kosovë e akuzon kryeministrin Albin Kurti për ”qasje të gabuar ndaj aleatëve“ dhe kërkojnë që Kurti të koordinohet me aleatët për veprime të cilat i ndërmerr.