BALLKAN, 29 Prill 2023, 18:34

Albin Kurti takon ish-Kryeministrin Papandreu, "bashkëpunimi në rritje" Kosovë-Greqi në fokus të bisedës

Albin Kurti takon ish-Kryeministrin Papandreu, "bashkëpunimi në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot është takuar edhe me ish-kryeministrin grek, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes Social Demokrate, George Papandreou.

Me Papandreun, Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Europës, siç njofton zyra e kryeministrit.

Kryeministri Kurti po qëndron në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik.