TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb Ivica Daçiç.
Ajo tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, ndërsa e akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.
Që Daçiç është kriminel, Ministrja e Jashtme e Kosovës tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
“Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi edhe postet që Daçiç e Vuçiç i kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapit të Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.
“Vuçiç e Daçiç duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”.
Kryediplomatja tha se Vuçiç e Daçiç i kanë duart me gjak.