TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lista Serbe ka paralajmëruar për incidente, pas vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjes së lirë në urën mbi lumin Ibër.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Lista Serbe shprehet se ky vendim shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon paqen në këtë zonë.
Sipas pretendimeve të Listës Serbe, vendimi është vazhdim i pushtimit të Veriut nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë.
Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës.
Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t’i japin hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha.
Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e këshilltarëve të Prishtinës dhe Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.