BALLKAN, 28 Prill 2023, 12:07

Nipi vret xhaxhanë në Kosovë, shkak dyshohet konflikti për pronën

Nipi vret xhaxhanë në Kosovë, shkak dyshohet konflikti për

Një i moshuar është vrarë me armë zjarri në një fshat të Malishevës.

Mediat raportojnë se autori i krimit dyshohet të jetë nipi i tij, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Jozyrtarisht thuhet se autori është një 38-vjeçar, dhe shkak për vrasjen e xhaxhait dyshohet konfliktet për pronën.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete).

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, njofton policia.