BALLKAN, 28 Prill 2023, 21:18

Ktheheshin nga një ceremoni varrimi, merr flakë në ecje makina ku udhëtonin tre politikanët grekë

Ktheheshin nga një ceremoni varrimi, merr flakë në ecje makina ku

Makina ku po udhëtonin tre politikanë greke ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Karditës të Greqisë.

Brenda në makinë ishin Babis Liolios, Stylida Virginia Stergiou dhe Elateia Athanasia Stivaktis. Mediat greke shkruajnë se të tre po ktheheshin nga varrimi i babait të Simeon në Kastoria.

“Dëgjova një zhurmë dhe menjëherë makina filloi të lëshonte tym”, tha kryebashkiaku Domokou, teksa shtoi se doli menjëherë bashkë me kryebashkiakët e tjerë.

Makina u përfshi nga flakët brenda pak minutash dhe u shkatërrua plotësisht. Asnjë nga personat që ndodheshin brenda makinës pësoi lëndime.

Deri më tani nuk ka informacion nëse mund të ketë qenë atentat apo jo.