BALLKAN, 28 Prill 2023, 18:37

Në Parlament me veshje transparente, fotoja e ministres serbe bën xhiron e rrjetit

Në Parlament me veshje transparente, fotoja e ministres serbe bën

Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç është kthyer në personin më të kërkuar në rrjet në orët e fundit dhe shkak është bërë veshja e saj provokuese.

Në seancën e Parlamentit, ministrja u shfaq me një bluzë sensuale, transparente, ndërkohë në rrjet shpërthyen komentet se veshja e saj ishte jo etike dhe se Tanaskoviç kishte thyer kodin e sjellës në Asamblenë Kombëtare.

Rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e saj duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt.