BALLKAN, 28 Prill 2023, 16:34

Vuçiç premton para serbëve: Për sa kohë të jem unë president, nuk do bashkohemi me NATO-n

Vuçiç premton para serbëve: Për sa kohë të jem

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i ka bërë sot një premtim qytetarëve të tij se për sa kohë ai të drejtojë shtetin serb, nuk do të anëtarësohen në NATO.

“Serbia sot është një nga vendet e pakta me politikat e veta. Është e pavarur dhe e mendimit të lirë,” tha Vuçiç duke iu drejtuar një turme banorësh vendas në Sokobanja të premten.

Ai shtoi se; “Për sa kohë që unë jam president, dhe kjo do të zgjasë edhe katër vjet të tjera, dhe si komandant i përgjithshëm, ju garantoj se Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s apo ndonjë blloku tjetër ushtarak. Serbia do të ruajë me kujdes neutralitetin e saj ushtarak dhe do ta mbrojë lirinë e saj më vete. Kjo është zgjedhja jonë”.