BALLKAN, 28 Prill 2023, 14:50

Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE: Po përpiqemi të ndihmojnë të dyja palët për të arritur progres

Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE: Po përpiqemi

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, në një konferencë për mediat ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano deklaroi se BE po përpiqet që të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën që të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre dhe të mos ketë spekulime.

“BE-ja si ndërmjetës po përpiqet të ndihmojë të dyja palët për të arritur progres, për të ecur përpara në procesin e dialogut dhe për të përmbushur obligimet e tyre. Ne po ecim përpara, duke bërë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar të dyja palët të bëjnë përparimin e nevojshëm drejt zbatimit,” tha Stano, duke shtuar se BE nuk spekulon për çështjet dhe se nuk ecën me pretendimet “po sikur”.