TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emërohet përbërja e re e Qeverisë së Federatës boshnjake-kroate. Mësohet se Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, konfirmoi emërimet në një seancë të jashtëzakonshme në Sarajevë, të premten, më 28 prill.
Në favor të emërimit të ministrave të rinj dhe të kryeministrit të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, votuan 51 përfaqësues, dy ishin kundër dhe një abstenoi. Paraprakisht, përfaqësuesit e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe Frontit Demokratik, parti opozitare në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, e braktisën seancën.
Qeveria e entitetit ka kryeministrin dhe 16 ministra, të cilët bënë betimin solemn në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve. Përbërja e re do të përfshijë ministra nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i Bosnjë e Hercegovinës, Partia Socialdemokrate (SDP) e Bosnjë e Hercegovinës, HDZ 1990, Partia jonë dhe partia Populli dhe Drejtësia (Narod i Pravda).
Seanca e Dhomës së Përfaqësuesve u mbajt një ditë pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, vendosi ndryshime në Kushtetutën e Federatës boshnjake-kroate, me qëllim të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së kësaj federate.