TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka folur edhe njëherë për kërcënimet ndaj tij nga inteligjenca serbe.
Marty, në një intervistë për Radio Televizionin zviceran dhënë të premten, ka deklaruar se kërcënimet për vrasje kishin për qëllim fajësimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton gazeta zvicerane, Blick.
78-vjeçari Dick Marty, i cili ishte hetues hetues special i Këshillit të Evropës, u shpreh se u desh kaq shumë kohë që atij t’i ofrohet mbrojtje nga autoritetet zvicerane, përkundër kërcënimeve të vazhdueshme në adresë të tij nga ana e kriminelëve serbë.
“Çështja mund të zgjidhej shumë shpejtë”, tha Marty.
Qëllimi i kriminelëve, thotë Marty, ishte që të fajësonin ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi për vrasjen e tij. Ai supozon se ata ishin njerëz me kontakte në shërbimet sekrete serbe. “Sepse Serbia kishte frikë se Thaçi nuk mund të sillej para drejtësisë”.
“Nëse Zvicra zyrtare do të kishte ndërhyrë menjëherë në qeverinë serbe dhe do t’u thoshte atyre se ata i dinin planet, plani do të kishte dështuar”, tha Marty.
“Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di pse”, shtoi ai.
Një hetim nga emisioni “Mise au Point” i radiotelevizionit publik zviceran zbuloi se që nga dhjetori i 2020-ës, Marty u vendos nën mbrojtje shumë të lartë policore.
Ish-prokurori, këshilltar shtetëror, këshilltar për shtetet dhe raportues për Këshillin e Evropës, i cili është edhe autor i raportit që akuzonte UÇK për krime lufte dhe trafik organesh, është kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.