AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 10:20

PD bojkoton interpelancën e Braçes, e quan false

PD bojkoton interpelancën e Braçes, e quan false

 

Partia Demokratike ka bojkotuar interpelancën e kërkuar nga deputeti Erion Braçe, me ministrin e bujqësisë Niko Peleshi. Mazhoranca ka zgjedhur ti fillojë seancat plenare me interpelanca të ndryshme, për të shtyrë debatet politike.

Sipas opozitës këto interprelanca janë një "show i mazhorancës" në të cilin refuzojnë të marrin pjesë. Mësohet se deputetët e PD-së do të rikthehen në Kuvend pas kësaj interpelance. Në seancë do të mungojë kryetari Basha, sepse ndodhet në Londër në një konferencë të Partisë Konservatore.

/TPZ.AL/