AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 09:53

PD akuza Gramoz Ruçit: Po fsheh vetingun e politikanëve

PD akuza Gramoz Ruçit: Po fsheh vetingun e politikanëve

Gjatë ditës së sotme opozita e mbledhur në Durrës pritet të akuzojë parlamentin, lidhur me vettingun politikë.

Partia Demokratike ka njoftuar se kanë propozuar në datën 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, por nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendet në faqen e Kuvendit”.

Mos publikimi i nismës në faqen e Kuvendit pengon qytetarët të njihen me ketë amendament Kushtetues.

Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën sot në orën 10.00, por nuk ka mbajtur të njëjtin standard me nismat e qeverisë” deklaruan burime nga PD.

TPZ.AL