AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 10:51

Shtyhet seanca për grupin “Shullazi”, avokatët mbrojtës nuk ishin përgatitur

Shtyhet seanca për grupin “Shullazi”, avokatët

Është shtyrë pretenca për grupin “Shullazi” për shkak se avokatët mbrojtës nuk ishin përgatitur. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 23 tetor. Emiljano Shullazi dhe katër anëtarë të tjerë akuzohen për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 64 vite burg në total.

Në këtë seancë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Të akuzuarit kërkuan që të përfaqësohen nga avokatët e tyre në seancë, pa marrë vetë pjesë atje. Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe akuzës për leximin e pretencës ndaj të pandehurve. Policia ka blinduar Krimet e Rënda duke vendosur efektivë të armatosur rëndë, për të shmangur ndonjë rrezik. TPZ.AL