AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 10:42

“Shullazi”/ Sot konkluzionet e mbrojtjes, policia blindon Krimet e Rënda

Gjatë paradites së sotme avokatët mbrojtës të grupit “Shullazi” priten të paraqesin argumentet para Krimeve të Rënda për të ndryshuar masën e sigurisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon Emiljano Shullazin dhe grupin e tij për gjobëvënie, dhe krijim të strukturës kriminale.

Krimet e Rënda kërkuan 64 vite burg për grupin “Shullazi”, i përbërë nga pesë anëtarë së bashku me Emiljanon, ata akuzohen për të paktën katër raste gjobëvënie të faktuara. Seanca e gjykimit përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, mungoi në seancë për shkak të një angazhimi jashtë vendit.

Pavarësisht mungesës Prokuroria kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Vetë të pandehurit nuk ishin në seancë, por kishin kërkuar që të përfaqësoheshin vetëm nga avokatët e tyre. Ditën e sotme avokatët mbrojtës priten të paraqesin para trupës gjykuese konkluzionet e tyre. TPZ.AL