AKTUALITET, 9 Janar 2018, 17:30

Artan Hoxha: Prokurorë, mos u kujtoni të flisni vetëm për karrigen që po u lëviz poshtë menderes tuaj...

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, me anë të një statusi u tregua ironik ndaj prokurorëve, të cilët nuk kanë folur kurrë për “dosjet e nxehta” që po hetojnë, apo për “dosjet e peshkaqenve” që nuk i kanë lënë të hetojnë, por po flasin tani që “vetëm për karrigen që po u lëviz poshtë menderes”.

Statusi i plotë nëm Facebook

Kisha degjuar qe prokuroret flasin me vendim ne emer te Republikes...

Kisha degjuar qe prokuroret kur u intereson flasin me "burime", pa u identifikuar me emer ne media...

Kisha degjuar qe prokuroret heshtin sepse nuk i lejon etika, edhe kur duhet te flasin...

Nuk i kisha degjuar prokuroret te flasin publikisht, nuk e dija cfare dreq zeri kishin...

Por ia mberritem dites,

prokuroret i lane menjane vendimet,

vendosen ti thajne "burimet",

prokuroret me ne fund po flasin,

po e degjojme zerin e tyre edhe pse te dridhur...

Mire beni djema qe flisni, duhet te kishit folur me kohe, pa u bere kosi llalle madje.

Por pasha zotin flisni per dosjet e "nxehta" qe keni hetuar(nese ka patur te tilla, se nuk kemi pare gje),

ose flisni per dosjet e peshkaqeneve qe nuk u kane lene te hetoni,

me mire flisni tani sesa te mos flisni kurre,

por mos u kujtoni te flisni vetem per karrigen qe po u leviz poshte menderes tuaj...