TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diego Costa mund të quhet një futbollist i Atletico Madrid. Lajmi jepet nga mediat spanjolle, që konfirmojnë se është arritur akordi final mes “Los Colchoneros” dhe Chelsea-t për transferimin e braziliano-spanjollit.
Atletico do të paguaj 55 milionë milionë euro, dhe 10 të tjera që variojnë në bazë të paraqitjeve që do të bëjë Diego Costa. Vetë lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2021, teksa gjithçka do të zyrtarizohet vetëm në muajin janar 2018, kur Atletico ka të drejtën për të blerë lojtarë.
Diego Costa në të kaluarën ka luajtur 94 ndeshje me Atletico dhe ka shënuar 43 gola, ndërkohë që me Chelsea-n ka shënuar 52 gola në 89 ndeshje.