SPORT, 21 Shtator 2017, 14:52

Ceremoni speciale për lamtumirën e Canës para ndeshjes me Italinë

Ceremoni speciale për lamtumirën e Canës para ndeshjes me

 

Më në fund mesa duket ka ardhur momenti i Lorik Canës. Ish-kapiteni i kombëtares sonë do të mbyllë zyrtarisht karrierën te kuqezinjtë në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore Shqipëri-Itali.

FSHF ka njoftuar sot se do të zhvillojë një ceremoni për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje.

Para zhvillimit të ndeshjes në “Loro Boriçi”, do të zhvillohet edhe ceremonia speciale për ish-kapitenin që ka dhënë shumë për këtë fanellë dhe është një ndër idhujt e tifozerisë shqiptare.