SPORT, 20 Shtator 2017, 12:51

Lajmi i fundit/ Icardi nuk mjafton, Interi ndalet në kampionat ndaj Bologna-s

Lajmi i fundit/ Icardi nuk mjafton, Interi ndalet në kampionat ndaj

Interi barazon 1-1 ndaj Bologna-s në transfertë në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Serisë A.

Zikaltërit janë ndalur pas katër fitoreve radhazi në kampionat.

Verdi shënoi i pari për Bologna-n në minutën e 32-të një super gol nga distanca.

Por, Interi u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me Icardin që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 77-të.