SPORT, 11 Shtator 2017, 15:34

Tymnajë mbi Carlo Ancelotti, Basler zbulon destinacionin e italianit

Tymnajë mbi Carlo Ancelotti, Basler zbulon destinacionin e italianit

Kritika, polemika dhe pakënaqësi. Edhe pse ka fituar tre trofe, (dy Superkupa dhe titullin kampion) aventura e Ancelotti te Bayern mund të përfundojë shpejt.

Problem janë ambiciet e tifozëve dhe të klubit gjerman, për të cilët titulli kampion nuk mjafton. Pastaj, ka edhe një çështje me Muller. Tani, pas humbjes me Hofenhaim, që i ka kushtuar Bayern humbjen e kreut për herë të parë në 2017, po dëgjohen thashethemet e para të largimit të trajnerit italian.

Gjatë një emisioni televiziv, Mario Basler, ish-lojtar i Bayern, ka thënë se në janar Ancelotti do të shkojë në Kinë. “Kam dëgjuar se Ancelotti ka firmosur me një klub kinez dhe di që do të shkojë në dimër aty, sepse në Kinë sezoni nis në janar. Nuk e konfirmoj 100%, këtë gjë, por besoj se kështu do të ndodhë”, – tha Basler.