TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të bujshme vijnë nga Ukraina. Kapiteni i Shakhtarit, Dario Srna ka rezultuar pozitiv pas ndeshjes ndaj Napolit në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Sipas një gazete ukrainase “Sportikka” dhe “Dnevik”, mbrojtësi kroat ka dështuar në testin pas ndeshjes. Uefa për momentin nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por mungesa e tij në ndeshjen e fundit në kampionat të bën të besosh për motive të tjera.
Nëse gjithçka rezulton e vërtetë, Shakhtar e humbet ndeshjen në tavolinë edhe pse fitoi 2-1, ndërkohë që lojtari rrezikon një dënim të gjatë.