TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrahjas, i akuzuar për përdhunimin e Xhisielës. Balla shkruan se ligjit mund t’i shpëtojë vetëm Berisha dhe Basha.
Ndërkaq Balla nuk ngurron të shprehet se arrestimi i tij, e ndan qeverinë e Ramës nga ajo e Berishës.
“Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, falë Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona. Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht, shkruan Balla.
Postimi i Ballës
Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, falë Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona. Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht.
Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës!