TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm me dy fjali… Ministria e Jashtme greke ka folur për nisjen e bisedimeve teknike me Shqipërinë, sa i përket detit.
“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi përcaktimin e zonave detare mes tyre ndodhi më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive bashkëpunimi”, thekson Athina zyrtare.
Të hënën edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se bisedimet u zhvilluan “në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.
Anëtarët e tjerë të grupit janë si më poshtë:
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Aida Hajna, zv.drejtore e Policisë
Elira Koka Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografise
Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise
Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, Ambasador në Londër
Arsen Mullahi
Viktor Doda
Ardjan Bylyku, nga AKBN.
Takimet në nivel ekspertësh u vonuan për shkak të mungesës së autorizimit për plotfuqishmërinë nga Presidenti Ilir Meta, që rrëzoi dy herë kërkesën e Ditmir Bushatit.
Mbajtja e këtij raundi të parë në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati javën e kaluar. Pas takimeve në Kretë dhe më pas në Korçë, si Ditmir Bushati, ashtu edhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias kanë deklaruar se është rënë dakord për ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.