AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 15:05

Arlind Qori: Bashkia kthen mjediset publike në themele grataçelash, më pas mbjell pemë!

Aktivisti dhe pedagogu, Arlind Qori ka komentuar situatën absurde ku ndodhet institucioni i Bashkisë së Tiranës. Kryetari Veliaj, nga njëra anë miraton leje ndërtimi që betonizojnë hapësirat publike dhe nga ana tjetër mbjellë pemë.

"Bashkia i kthen fushat e mjediset publike në themele grataçelash. Pastaj, në hapësirën e mbetur mbjell pemë. I shkon paralelizmi me një burg në të cilin të burgosurve u ngushtohet vazhdimisht mjedisi i ajrimit, ama që të mos mërziten u vendoset një tavolinë ping pongu."

/TPZ.AL/