AKTUALITET, 5 Janar 2018, 10:28

Ambasadori italian Cutillo, takim me kryeprokuroren Arta Marku

Ambasadori italian Cutillo, takim me kryeprokuroren Arta Marku

Ambasadori Italian Alberto  Cutillo, po zhvillon një takim me kryeprokuroren Arta Marku. Takimi zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bashkëpunimi mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar, është në fokus të këtij takimi.

Ndërkohë mësohet se arsyeja e këtij takimi lidhet me ngjarjet e shumta kriminale që zhvillohen mes dy vendeve. Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është një nga pikat kyçe të diskutimit.

Ky takim zhvillohet në një kohë që një dosje mjaft e diskutuar mes dy vendeve, ajo e Habilajve është duke u hetuar në Katania.

Nga përgjimet e anëtarëve të këtij grupi doli se në trafikun e drogës ishte i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri./TPZ.AL