TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banes në rrugën " Frosina Plaku", ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.