TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë të ofrojë edhe për vitin 2018 skema lehtësuese për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, invalidët dhe bizneset që kanë detyrime të prapambetura të energjisë.
Vendimi për vazhdimin e skemave lehtësuese, edhe për këtë vit, u mor në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës së OSHEE-së. “Panorama” boton vendimin e Këshillit Mbikëqyrës me 5 skemat lehtësuese, që OSHEE ofron për vitin 2018 për pagimin e debisë së energjisë me këste, me qëllim faljen e kamatave.
PENSIONISTËT
Aktmarrëveshjet me OSHEE-në do të përfshijnë pagesat me këste 1200 lekë në muaj për kategoritë me status të veçantë ku përfshihen pensionistët,invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Pagesa me këste bëhet për debinë e energjisë të krijuar para nëntorit të 2015- ës. Aktmarrëveshja e lidhur me OSHEE-në parashikon falje të kamatëvonesave në fund të vitit, në rast se pagesa me këste shlyhet në mënyrë të rregullt kundrejt pagesës simbolike prej 20 lekësh.
Kushtet që ata duhet të plotësojnë: të kenë paguar faturat e energjisë së muajit dhjetor, janar dhe shkurt, të lidhin një aktmarrëveshje me OSHEE-në dhe të jenë korrektë në pagesat e kësteve të energjisë debitore dhe të faturës korrente deri në fund të vitit 2018. Në rast të kundërt, nëse ata e thyejnë aktmarrëveshjen dhe nuk paguajnë rregullisht këstet e energjisë, kthehen direkt në debitorë.
Për të dyja kategoritë, si ata që do të përfshihen për herë të parë në skemat lehtësuese dhe ata që duan ta amendojnë kontratën, duhet të paraqesin pranë sporteleve të OSHEEsë: certifikatë familjarë, kartën e identitetit, librezën e pensionit, librezën e energjisë dhe dokumentin, që ka përfituar apo jo kompensim për faturat e energjisë elektrike.
FAMILJARËT
Përfitues të skemave lehtë- suese do të jenë edhe familjarët, ku në rast se lidhet një aktmarrëveshje me OSHEEnë, pagesa me këste do të jetë 2,800 lekë në muaj. OSHEE ofron për familjarët, që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, reduktim kamatëvonese në masën 70 për qind.
Për biznesin e vogël, që ka detyrime të pashlyera deri në tetor 2016, OSHEE ofron pagesën e debisë me këste fikse, e cila llogaritet në bazë të detyrimit total. Një skemë tjetër për biznesin e vogël është pagesa e menjëhershme e detyrimit të papaguar kundrejt faljes së 50 për qind të kamatëvonesave.