TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar rëndë Lulzim Bashën, ndërsa i ka kujtuar atij se sa të jetë PS në pushtet nuk do të ketë taks të sheshtë”. Rama i kujton edhe rrugët.
“Kemi kaluar katër vjet duke paguar borxhe dhe akoma dhe në buxhetin e 2018 kemi vazhduar financim për tenderat e rrugëve që ju i latë rrugëve. Rruga e Elbasanit një katastrofë, pa studim gjeologjik, kontrata mizerabël.
Me ato që ka harxhuar Shqipëria në çerekshekulli do ishte bërë Shqipëria 3 herë.
Lulzim po ta them prapë, shko në shkollë te Faiku dhe imzot Noli dhe mëso të ndash fyerjen dhe gjyhën e rëndomtë dhe pastaj hajde përballu me mua...je ngelës në atë shkollë ti. Shumë shumë mund të bësh ndonjë diplomë në Kristal oratorie..”, tha Rama
Basha: S’je as nxënës i Konicës dhe as i Nolit. Nuk ti kanë mësuar këto shkolla trafikun e drogës. Mburrja është kompleks i humbësit. Ke dhe probleme me kujtesën. Ti nuk duron dot garë dhe kjo të ka shtyrë në marrëdhënie me krimin. Prej ditës së parë ke qenë i pasigurtë me formimin tënd dhe që nuk e ke prej Konicës dhe Nolit.
Faktet janë këto : Tiranën e bëre lavatriçe, por të mos përmendim emra këtu se një pjesë e tyre nuk jetojnë më. Kërkoje siguri dhe prandaj bashkove gjithë qelbësirat si të Muç Nanos në 2013...ke 8 herë që vjen këtu dhe më sulmon mua...Bëhu kryeministër ...Shiko arkivën se e ke aty ku ti ke përdorur fjalët më të ndyra siç u ngrite këtu praparë me fyerje....Qeveria jote ka mbaruar ti e di.
Të japësh dorëheqjen ti...Ti nuk e dhe ku ministri Yt u konstatua si trafikant...Vjen këtu dhe thua se unë paskam lidhje me Vehbi Alimuçajn...po çfarë lidhje kam unë dhe gruaja ime me këto..por ti nuk e njeh dorëheqjen...njeh pushtetin për veten tënde me çdo kosto për Shqipërinë...Ti nuk pranove zgjedhje në parti..keq mirë ne kemi zgjedhje, por ti bëre referendum për të mos bërë zgjedhje...Pd nuk është lodra jote por shpresa e çdo shqiptari.
TPZ.AL