AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 15:21

VIDEO/ Basha “ngel” në matematikë, 7×7 bëjnë 42, të qeshura në Kuvend

VIDEO/ Basha “ngel” në matematikë, 7×7

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ngatërruar teksa bënte shumëzimet për tre projektet e incenderatorëve.

Duke iu përgjigjur sfidës së Ramës pasi ky i fundit tha se nesë janë  400 milionë euro për këta inceneratorë siç thoshte kreu i opozitës ai jepte dorëheqjen, Basha ngeli në matematike dhe bëri një lapsus pasi tha se 7×7 bëjnë 42, por që bëjnë 49.

Salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat, ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet.

Gjithashtu sipas llogarive të Bashës shifra doli jo më siç ai thoshte 400 milionë euro, por 350 milionë dollarë dhe për këtë ai i kërkoi ndjesë Ramës.

TPZ.AL

https://www.youtube.com/watch?v=avbQYyGKJGM