AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 15:41

Rama, i përgjigjet Bashës: Ja përse unë nuk flas për Habilajt (Video)

Rama, i përgjigjet Bashës: Ja përse unë nuk flas për

Debatet midis Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishin të shumta në seancën e sotme.

Rama iu përgjigj Bashës edhe pse ai nuk fliste për Habilajt, trafikantët vlonjatë të arrestuar dhe të përfolur për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Më thua mua, se përse ti flet për këta dhe nuk flet për Habilajt. Ndërsa unë pyes veten, sikur të mos kishin dalë këta Habilajt çfarë do të thoshit ju?

Se më krijohet përshtypja sikur ju çdo natë shikoni në ëndërr inshalla bëjnë Habilajt ndonjë gjë tjetër nesër, se përndryshe na lanë pa punë.

Çfarë të flas unë për Habilajt? Çfarë të flas?  Çfarë të flas?

Unë as i kam njohur ata, ti i ke njohur. Kanë qenë edhe roje në një investim që ti e di shumë mirë, ku ka qenë dhe si është bërë, edhe mund të flasësh. Dhe me të drejtë mund të jesh shumë i inatosur me ta e të tjera...

Unë çfarë të flas, për atë llum që me të drejtë është pas hekurave”, - tha Rama.

TPZ.AL

[video width="674" height="368" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171130-152626.webm"][/video]