AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 16:03

FOTO/ Aksident tek Unaza e Re, makina përmbyset në anë të rrugës

Një aksident me pasoja të rënda  ka ndodhur me mesditë në Tiranë. Sipas fotove që vijnë nga tereni bëhet fjalë për një aksident të rëndë, pasi makina është përmbysur në anë të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kopshtit botanik, në Unazën e re. Sipas informacioneve të deritanishme nuk behet e ditur nëse ka apo jo të lënduar.