AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 09:52

“Ligji Antimafia”, Basha propozon sot masat, 3 shtyllat

“Ligji Antimafia”, Basha propozon sot masat, 3 shtyllat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha pritet të prezantoi sot masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.

Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativën e PD-së për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia”.

Synimi i PD është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Kryedemokrati pritet ta bëjë prezantimin në orën 11, dhe do të ndahet në çështje, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes. TPZ.AL