TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i madh masiv është aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.
Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa. Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.
Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfikësja e Finiqit njëherazi edhe dy të ushtrisë.