AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 13:13

Tatimet bllokojnë 76 tonë produkte bujqësore në 12 ditë, 209 subjekte të inspektuara

Tatimet bllokojnë 76 tonë produkte bujqësore në 12

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se në 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete:
Sipas tatimeve janë 76.1 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara.

Tatimet pohuan se aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar; Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme; Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm.

Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.