AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 13:58

Makabriteti në Fier/ Vajza e goditi të atin në organet gjenitale, i dashuri e mbajti teksa e mbyti me tel!

Makabriteti në Fier/ Vajza e goditi të atin në organet gjenitale,

Janë zbuluar detaje të rënda mbi vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit, ku si autore dyshohet vajza e tij, 26-vjeçarja Ermalinda Rama, në bashkëpunim me të dashurin e saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani.

Sipas hetimeve, në momentin e krimit në banesë kanë qenë vetë viktima, Ermalinda, Çlirim Dogani dhe bashkëshortja e Anesti Ramës, Valbona Rama.

Dyshohet se Ermalinda fillimisht e ka goditur të atin në organet gjenitale, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa Dogani i ka mbajtur duart, teksa 26-vjeçarja e mbyti me tel.

Policia thotë se autorët përdorën edhe sende të forta dhe mjete prerëse gjatë aktit makabër, ndërsa bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e gjurmëve dhe fshehjen e provave.

Lidhja intime mes Ermalindës dhe Çlirim Doganit u zbulua pas analizimit të komunikimeve telefonike pas krimit, ku 26-vjeçarja e kontaktoi të dashurin menjëherë pasi babai i saj kishte ndërruar jetë.